Fundamenti

Komisioni intervistues, joprofesional dhe joligjor

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Përzgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit Intervistuese për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve te rinj në institucionet edukativo arsimore të komunës së Gjilanit nga ana e kryetarit të Komunës, Lutfi Hazirit, jo vetëm që është politik, por për më shumë është edhe joprofesional dhe jashtëligjor thotë Fehmi Sylejmani nga zyra për informim në LVV.

Në një komunikatë të VV thuhet se sado që mund të mendohet se ndryshimi i qeverisjes në cilëndo rrafsh apo nivel sjell ndryshime, qeveria lokale në Gjilan, deri më tani nuk po e dëshmon se po sjell diçka të re, përkundrazi mbase në disa raste po sillet edhe më keq seç pararendësit e tyre.

Përzgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit Intervistuese për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve te rinj në institucionet edukativo arsimore të komunës së Gjilanit nga ana e kryetarit të Komunës, Lutfi Hazirit, jo vetëm që është politik, por për më shumë është edhe joprofesional dhe jashtëligjor.

Kjo dëshmohet fare lehtë nga Udhëzimi Administrativ i MASHT-it me numër 08/2014 për procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në institucione edukativo arsimore aftësuese.

Sipas këtij udhëzimi, pika 2. 2 e nenit 4 thotë: Anëtari i propozuar nga kryetari i komunës duhet të ketë së paku një kualifikim të barasvlefshëm me kërkesat për kualifikim të kandidatëve për pozitë të drejtorit si dhe të kenë së paku një përvojë prej tri vitesh në sistemin arsimor, kurse pika 2.4 thotë: Anëtarët e Komisionit nuk mund të jenë të emëruarit politik.

Ndërkaq, neni 3, pika 1.2, e udhëzimit Administrativ të MASHTI 08/2014 për procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në institucione edukativo arsimore aftësuese thotë : të kenë të kryer së paku arsimin universitar themelor(240 ECTS/4) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit.

Mobi Casa

Pika 2 e nenit 3, thotë : Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim.

Pikërisht janë këto dy pika, të cilat shumë qartë dhe decidivisht saktësojnë se kush mund të jenë anëtarë të Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. Atëherë rrjedhimisht parashtrohet pyetja se dy anëtarët e propozuar nga kryetari i komunës Haziri, ai plotësojnë këto dy pika ?! Gjithsesi se jo. Po ashtu kjo dyshe, është emëruar ekskluzivisht në baza politike, që bie ndesh me nenin 2.4 të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ të MASHTI 08/2014 për procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në institucione edukativo arsimore aftësuese. Derisa njëri anëtar është zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, e tjetri anëtar i këtij subjekti.

Madje edhe në disa raste është kapërcyer edhe pika 2.5 e nenit 4, ku thotë se duhet të jenë edhe dy përfaqësues të këshillit Drejtues të shkollës(një prind dhe një mësimdhënës) në cilësinë e vëzhguesit.

Gjithashtu në këtë proces të rekrutimit të drejtorëve vërehet mungesa e qasjes së punëtorëve të Drejtorisë së Arsimit, apo mbase mund të jetë edhe një moskorelacion ndërmjet kryetarit të komunës dhe këtij institucioni arsimor, për faktin se zyra për çështje juridiko- ligjore pranë kësaj drejtorie nuk do të kishte lëshuar këso gafe.

Andaj në bazë të këtyre fakteve ligjore, dhe në të mirë të tërë sistemit arsimor të komunës dhe ngritjes së cilësisë në arsim, kërkojmë nga kryetari i komunës që të revidojë këtë vendim të tij për anëtarët e Komisionit Intervistues për procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në institucione edukativo arsimore dhe të zgjedh vërtetë anëtarë profesional, serioz, kredibil dhe ligjor.

Në të kundërtën të gjitha përzgjedhjet e drejtorëve të shkollave përkatëse do të konsiderohen të paligjshme përfundnon komunikata e LVV./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.