Hidromorava

Komisioni ia përsërit “perspektivën europiane” Kosovës në ditën kur i kompletoi letrat për aplikim

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kosova sot kompletoi dokumentacionin për aplikimin në Bashkimin Europian me tre krerët institucionalë që vunë nënshkrimet e tyre në të gjatë një ceremonie në Zyrën e Presidentes. Theksin e vënë shumë herë që Kosova nuk kërkon alternativë tjetër asnjëherë përveç BE-së në njëfarë mënyre udhëheqësit kosovarë kërkuan që t’iu shpaguhet me përkrahje për këtë sfidë të re. Kryeparlamentari Konjufca tha se pret që Komisioni Europian t’i rekomandojë BE-së t’i japë këtë status Kosovës.

Pas nënshkrimit të letrave për aplikim nga Kosova, Komisioni Europian në një përgjigje për Gazetën Express tha se Kosova ka një perspektivë të qartë europiane, por se kur vjen te puna e aplikimit do të ndiqen hapat e përcaktuar nga Traktati i BE-së për këtë çështje.

“Kosova ka një perspektivë të qartë europiane. BE-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, duke filluar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për aplikim janë të përcaktuara në Traktatin e BE-së”, tha KE për Express.

Çfarë thotë Traktati i BE-së për aplikimet për anëtarësim?

Traktati për Bashkimin Europian (neni 49) përcakton kushtet që një vend kandidat duhet të plotësojë për t’u bërë shtet anëtar: çdo shtet europian që respekton vlerat e përbashkëta të shteteve anëtare dhe merr përsipër t’i promovojë ato, mund të aplikojë për t’u bërë anëtar i Unionit. Këto vlera përfshijnë dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave (neni 2 i Traktatit për Bashkimin Europian).

Kosova pati paralajmëruar se do të aplikojë në fundvit për anëtarësim në BE qysh kur kishte dorëzuar edhe kërkesën për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës si pjesë e synimeve të saj serioze për integrim në organizata ndërkombëtare.

Uji Dea

Presidentja Vjosa Osmani pati thënë se e kanë zgjedhur dhjetorin për ta ndërmarrë këtë hap, që sot e cilësoi historik, me arsyen se Çekia udhëheq Presidencën e BE-së dhe se ajo ka dëshmuar me procesin e liberalizimit të vizave se mund të çojë përpara çështjet e rëndësishme të Kosovës. Presidencës çeke i mbaron mandati në dhjetor dhe e pasohet nga Suedia, e cila është shumë më pak e interesuar për zgjerim.

“Praga i ka dhënë shumë mbështetje Kosovës dhe rajonit, si dhe për shkak të shpresës që liberalizimi i vizave të finalizohet deri në fund të muajit”, kishte thënë Osmani.

Kohën se kur duhet dorëzuar aplikimi e kishin të qartë, por jo edhe aq kohën se kur mund të përfundojë ky proces.

Tre udhëheqësit, Osmani, Konjufca e Kurti patën mendime të ndryshme për afatin.

Shefja e shtetit tha se procesi në tërësi mund të jetë afatgjatë. Kryekuvendari mendoi se kjo është një fazë që synojnë ta arrijnë në një kohë sa më të shpejtë të mundshme. Kryeministri tha se është barrë edhe e ekzekutivit meqë shpejtësia me të cilën “do të ecim do të varet nga ne”.

Kohëzgjatja e pranimit në BE është e ndryshme për secilin vend. Megjithatë, Kosova është rast më unik meqë aplikimin po e dorëzon megjithë faktin që pesë shtete anëtare s’e pranojnë shtetin e Kosovës.