ARKATANA

Komisioni hetimor për krizën energjetike – AAK-ja kërkon nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar se partitë opozitare po mbledhin nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Komisionin hetimor për krizën energjetike.

Kjo pasi formimi i këtij Komisioni dështoni të bëhet në seancën e 28 marsit ngase 23 deputetë votuan për e 50 kundër për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.“Besoj që do t’i mbledhim shpejt 40 nënshkrimet të cilat do të sjellin seancën e jashtëzakonshme për diskutim dhe aprovimin e këtij Komisioni”.

“Ikja prej një hetimi parlamentar për temën e energjisë është ikje nga përgjegjësia shtetërore insitucionale, qeveritare me gabimet një pas një që janë bërë me trajtimin e kësaj teme. Energjia është trajtuar si temë dytësore jo si temë kryesore për qytetarët e Kosovës”.

ARKATANA

Ai foli edhe për Ligjin e Pagave, duke kërkuar madje që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të raportojë për këtë çështje në Kuvend.Këtë situatë të krijuar ai e ka quajtur pazotësi, injorim dhe mashtrim punën e Qeverisë, raporton EO.

“Kërkesa ime për këtë komision është shumë e thjesht Ministri Sveçla duhet urgjentisht të vij të raportojë para këtij Komisioni. Të na tregoj pse nuk po vjen ligji në Kuvend dhe pse nuk është miratuar ashtu siç është zotuar dhe pse vendoset ky ligj në agjendën legjislative dhe pastaj nuk ka lëvizje”.“A është pazotësi a është injorim apo është mashtrim. Ne sa i përket Ligjit të Pagave i kemi marrë të gjitha mekanizmat që një grup parlamentar i bënë. Së fundi kemi të miratuar një rezolutë në kuvend që kërkon sjelljen sa më të shpejtë të këtij ligji”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.