GRANDEMALL

Komisioni Evropian përmes fondeve konkrete përpiqet të krijojë vende të reja pune

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne i përkrahim të gjitha punët e njerëzve të rinj që të garojnë me projekt idetë. 63% e rinisë në Kosovë janë të papunë dhe ky projekt paraqet vazhdimësi të përpjekjeve tona që të hapen vende të reja pune. Konfirmoj se zgjedhja do të jetë shumë profesionale dhe projektet më të mira do të financohen ka thënë Valbona Tahiri.

Në kuadër të Drejtorisë për zhvillim ekonomik, në Novobërdë është mbajtur takim informues për skemat e grandeve të ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha, ku këtë projekt të komisionit Evropian e zbaton ADRDA / ARR Lindje

Në mbledhje kanë marrë pjesë më shumë se 50 qytetarë të interesuar nga Novobërda. Drejtoresha e RDA – Lindje Valbona Tahiri falënderoi komunën e Novobërdës, dhe kryetarin z. Svetisllav Ivanoviq për bashkëpunim të sinqertë në organizimin e këtij takimi.

“Ne i përkrahim të gjitha punët e njerëzve të rinj që të garojnë me projekt idetë. 63% e rinisë në Kosovë janë të papunë dhe ky projekt paraqet vazhdimësi të përpjekjeve tona që të hapen vende të reja pune. Konfirmoj se zgjedhja do të jetë shumë profesionale dhe projektet më të mira do të financohen” theksoi drejtoresha Valbona Tahiri.

UBT

Kryetari z. Ivanoviq, e falënderoi Drejtoreshën znj.Tahiri për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se për komunën e Novobërdës këto projekte janë me shumë rëndësi për arsye se para së gjithash do te kyçen njerëz të rinj në bizneset vetanake.

Në periudhën e ardhshme komuna e Novobërdës gjithashtu do të punoj në zhvillimin e bujqësisë kështu që presim rezultate të mira e me këtë edhe shumë ndërmarrës dhe bujq ka thënë ai.

Është paralajmëruar se pas këtij takimi do të jetë e organizuar edhe punëtoria ku në të cilën ndërmarrësit do të jenë të përgatitur se si të aplikojnë për këto fonde.

Fondi i përgjithshëm për këtë ftesë do të jetë 1 milion euro, kurse afati i fundit për paraqitje është 15 mars 2016./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.