RCCOLA

Komisioni Evropian kritikon rritjen e pagave dhe investimet në rrugë

/ 1 minutë lexim

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin për qëndrueshmërinë e vendimit për rritjen e pagave prej 25 për qind para zgjedhjeve të 8 qershorit.

Komisioni Evropian ia ka paraqitur shqetësimin për pagat dhe investimet në rrugë, Qeverisë së Kosovës, të martën, në takimin e rregullt të Dialogut për procesin e stabilizim-asociimit (SAPD) për ekonomi, statistikë dhe kontroll financiar, në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mobi Casa

Vendimi për rritjen e pagave dhe iniciativat shpenzuese për të burgosurit politikë dhe veteranët e luftës, sipas KE-së, do të kenë ndikim vjetor që kap shumën mbi 130 milionë euro. Këto dy vendime do t’i kufizojnë shpenzimet në reforma apo do ta obligojnë qeverinë të hyjë në borxhe.