Uji Dea

Komisioni Evropian identifikon nevojat për projektet në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – AZHR Lindje në bashkëpunim me projektin e financuar nga zyra e BE-së në Kosovë “Culture for all”(“Kultura për të gjithë”) i cili implementohet nga A.R.S Progetti S.P.A , të martën kanë mbajtur një takim informativ me OJQ e Anamoravës. Lila Skarveli udhëheqëse e ekipit të projektit ka thënë se ky projekt ka për qëllim të ndihmojë OJQ vendore.

Në lokalet e AZHR Lindje në Gjilan është mbajtur një takim – bashkëbisedim mes Komisionit Evropian dhe OJQ lokale në Anamoravë. Almir Hyseni drejtor i AZHR Lindje tha se të gjitha OJQ e sektorit lindje janë të mirëseardhura që të aplikojnë për të fituar grante që lidhen me jetën kulturore në Anamoravë.

Kurse Lila Skarveli udhëheqëse e ekipit të projektit nga Komisioni Evropian sw bashku me Eduard Berishën duke sqaruar prioritetet e Komisionit Evropian dhe natyrën e këtyre projekteve tha se ne jemi të interesuar që t`i përkrahim OJQ lokale sepse ato më së miri e njohin jetën kulturore në qytetin e tyre.

Uji Dea

Ajo tha se projekti “Kulturë për të gjithë” ka për qëllim që të shtrijë aktivitetin në shumë sfera. Sipas saj parashihet të përkrahen gjashtë aktivitete e të cilat lidhen me industrinë kreative kulturore, pastaj jeta kulturore në trekëndëshin kufitarë, trajnimet e ndryshme profesionale, udhëtime jashtë Kosovës etj.

Në këtë takim kanë marrë pjesë OJQ të shumta nga Gjilani, Kamenica, Vita, Artana dhe komunat serbe./rajonipress/