FIDANISHTJA

Komisioni Evropian i ofron UBT-së bashkëpunim në fushën e gazetarisë hulumtuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Eksperti i Komisionit Evropian (KE) në fushën e medias, Jorgen Ringgaard, në një vizitë që i ka bërë UBT-së, të enjten, ka shfaqur interesimin e KE-së për bashkëpunim me UBT-në në fushën e gazetarisë hulumtuese. Eksperti i KE-së është pritur nga koordinatori i FMK-së, Ferid Selimi dhe ligjëruesit në këtë fakultet, Musa Sabedini e Ganimet Klaiqi.

Ringgaard, pasi është informuar për mundësitë që ofron UBT-ja për studentët e niveleve: BA e MA, në fushën e gazetarisë, për rritjen e vazhdueshme të numrit të tyre që regjistrohen, për programet mësimore etj…, ka shfaqur interesim që në të ardhmen e afërt të zhvillohen projekte të përbashkëta, duke e vënë theksin tek studentët e nivelit Master. Kjo për faktin se, sipas tij, po synohet hartimi i një programi të përbashkët rajonal për trajnimin e gazetarëve për gazetari hulumtuese, gjë të cilën e ka bërë edhe në shtete dhe rajone të tjera, si për shembull në Afrikë.

Ringgaard tha se ideja konkrete e KE-së është që studentët e masterit në UBT të kenë mundësi dhe hapësirë për të marrë pjesë në trajnime të specializuara në fusha të caktuara.

HW

“Studentet, të cilët do të bëhen pjesë e Programit të KE-së për gazetari hulumtuese, duhet të jenë të aftë të prodhojnë edhe tekste të kësaj natyre, që do të botoheshin në mediat e vendeve përkatëse”, ka thënë eksperti i KE-së.

Ai, po ashtu, ka shfaqur interesimin për hartimin e një kurrikuli të përbashkët fakultativ për zhvillimin e gazetarisë hulumtuese në shtetet e rajonit të Evropës Juglindore.

Eksperti i KE-së për media, Ringgaard, për 15 vjet radhazi ka udhëhequr shkollën më të madhe evropiane për gazetari, në Danimarkë, e cila vetëm në këtë drejtim ka 1000 studentë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.