Eko Higjiena

Komisioneri i BE-së thotë se Kosova duhet të përparojë me reforma në qeverisjen lokale

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova duhet të përparojë me reforma në qeverisjen lokale.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në rrjetin social Twitter, pas bisedës që ka zhvilluar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, lidhur me rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.

ARKATANA

Mes tjerash, Varhelyi ka bërë të ditur që BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.

“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.