ARKATANA

Komisioneri Hahn: Vendimi për vizat para pushimeve verore!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Para fillimit të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër, komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn dha sinjale se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të merret para pushimeve të kësaj verë. Megjithatë, ai nuk paragjykoi se cili mund të jetë vendimi.

Në deklarimin para mediave, Hahn gjithashtu tha se në këtë Samit, pret të diskutohen problemet që kanë të bëjnë me rajonin.

Një prej tyre përmendu çështjet kufitare dhe kontrollin më të mirë të tyre.

Ky Samit është organizuar si vazhdim i procesit të Berlinit, filluar në vitin 2014, e që i kushtohet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

ARKATANA

Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kryeministri Haradinaj pritet ta takojë sekretarin britanik të Mbrojtjes, Gavin Williamson, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në këtë drejtim.

Ndërsa zv/kryeministri Pacolli në cilësinë e ministrit të Jashtëm do të marrë pjesë në forumin e hapur në kuadër të Forumit Ekonomik, krahas homologëve të tij nga vendet e Ballkanit, ku i pranishëm do të jetë dhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn.

Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga rajoni, kurse temë e diskutimit është “Përmirësimi i perspektivës për të rinjtë e Ballkanit perëndimor”. Samiti ekonomik në Londër është pjesë e procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor mbajtur në vitin 2014, pasuar gjatë viteve me takime të mbajtura në Vjenë, Paris e Trieste. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.