Komisioneri Hahn: Kosova duhet të punojë ende për t’i përmbushur 8 kriteret për vizat

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, ka thënë se deri më tani Kosova ka bërë progrese e ka plotësuar kritere të vëna nga BE-ja, mirëpo të pamjaftueshme që të marrë liberalizimin e vizave.
Këto komente Hahn i bëri në seancën Plenare të Parlamentit të Bashkimit Euripian.
“8 kritere ende duhet të plotësohen. Kosova po punon fort në përmbushjen e kritereve shpresojmë që t’i plotësojë. Edhe njëherë duhet punuar ende”, ka thënë Hahn, njofton Klan Kosova.