Fundamenti

Komisionari evropian Varheli e përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për lëvizje të lirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varheli ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin për letërnjoftimet, e cila u finalizua gjatë ditës së shtunë.

Varheli përmes një shkrimi në Twitter, ka theksuar se dialogu duhet të bazohet në marrëveshjet e ndërsjella dhe zbatimin e tyre.

“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të shënojë një epokë të re të përparimit real në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, ka shkruar ai.

I welcome the agreement on free movement between #Kosovo and #Serbia and I sincerely hope this signals a new era of real progress in the dialogue, based on mutual agreements and implementation. https://t.co/F1peKUKC3C

Eco Higjiena

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) August 28, 2022

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Një ditë më parë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e deritashme.

Diplomati amerikan i cili bashkë më diplomatin evropian Lajçak qëndroi në Kosovë dhe Serbi në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte tensionet në terren, tha se bisedimet janë mekanizmi nëpërmjet të cilit të dyja vendet mund të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe të hapin ardhmërinë evropiane. /Telegrafi/