FIDANISHTJA

Komision parlamentar për diasporën dhe mërgatën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës miratoi propozim-vendimin e Ministrisë së Diasporës që t’i rekomandohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, themelimi i Komisionit të veçantë Parlamentar për Diasporë dhe Mërgatë.

Këtë propozim e ka ngritur në mbledhjen e qeverisë, ministri i Diasporës, Valon Murati.

Ky propozim është votuar unanimisht, ndërsa kryeministri Isa Mustafa e përcolli për kuvend këtë miratim, me rekomandimin që të themelohet edhe një komisionin parlamentar për diasporën dhe mërgatën.

Uji Dea

“Qëllimi i krijimit të këtij komisioni është promovimi dhe avancimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës, që është një nga prioritetet e Strategjisë së Diasporës dhe Mërgatës, e hartuar nga Ministria e Diasporës dhe e miratuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, me këtë komision do të arrihet një përfaqësim më i madh i diasporës në vendimmarrje, objektiv strategjik ky jo vetëm i Ministrisë së Diasporës por edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.