Komision hetimor për 3 përqindëshin dhe “Vendlindja thërret”

/ 1 minutë lexim

Deputetët e pozitës dhe opozitës e shohin të domosdoshëm formimin e një komisioni hetimor për 3 përqindëshin dhe fondin ‘Vendlindja thërret’, por ata asnjëherë deri më tani nuk e iniciuan krijimin e tij.

Ndonëse disa herë është përfolur për keqpërdorimet me fondin e 3 përqindëshit të Qeverisë në ekzil, që udhëhiqej atëbotë nga Bujar Bukoshi, si dhe për fondin ‘Vendlindja thërret’, ligjvënësit kosovarë asnjëherë nuk e thirrën të paktën një seancë plenare për të kërkuar llogari apo raportim nga menaxhuesit e këtyre fondeve.

Eco Higjiena

Madje deri më tani nuk kemi dëgjuar as edhe një kërkesë, qoftë nga subjektet politike apo edhe deputetët për krijimin e një komisioni hetimor./Kosova Sot/