Fundamenti

Kombinimet më të mira të ushqimeve që të jeni të shëndetshëm si molla

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Disa ushqime kur bashkohen me artikujt e tjerë të caktuar fitojnë fuqi të pabesueshme.

Hulumtuesit kanë hulumtuar se cilat ushqime më së miri funksionojnë të bashkuara dhe kanë zbuluar gjëra fascionuese, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Flluskat dhe portokajtë

Një studim amerikan ka zbuluar se me konsumimin e lëngut të portokallit (i cili është i pasur me vitamina C), derisa hani flluska, pastroni arteriet tuaja dhe për dy herë më shumë do ta ndaloni infarktin në zemër në krahasim me mënyrën e të ngrënit veç e veç. Substancat organike gjenden dhe të njëra dhe të tjetra, prandaj stabilizojnë kolesterolin e keq kur konsumohen së bashku.

Brokoli dhe domatja

Një studim amerikan, i fundit, ka treguar se ky kombinim parandalon shfaqjen e kancerit të prostatës, por ende nuk kanë mundur ta vërtetojnë pse ndodh kjo. Shkencëtarët nga universiteti në Illinois kanë kryer hulumtime në minj dhe ky hulumtim ka vërtetuar se nga tretmani me brokol dhe domate ishte një sensacion i vërtetë shërues.

Boronicat dhe rrushi

Sa më shumë pemë të larmishme të hani, më të shëndetshëm do të jeni. Një studim amerikan ka studiuar kapacitetin e antioksiduesve të llojeve të ndryshme të pemëve (mollët, portokajtë, boronica, rrushi) dhe krahasimin midis pemëve. Ishte zbuluar se përzierja e pemëve posedon efekt më të fortë antioksidues. Sidomos është i shëndetshëm kombinimi midis boronicave dhe rrushit.

RCCOLA

Mollët dhe çokollata

Mollët janë të njohura se janë përplot me kvercetinë, flavonoid ky që ndikon kundër shumë infeksioneve, përderisa kjo substancë më së shumti është e pranishme në lëvoren e mollës. Kvercetina ul rrezikun nga alergjitë, sulmet në zemër, sëmundja e Alzhaimer-it, pastaj sëmundja e Parkinson-it, si dhe nga kanceri i prostatës dhe kanceri në mushkëri. Nga ana tjetër, çokolata posedon flavanoidin katehinë, antioksidues ky që largon rrezikun nga arteroskleroza dhe kanceri.

Limoni dhe lakra jeshile

Vitamina C ndihmon që hekuri me prejardhje bimore të absorbohet më lehtë. Nëse do ta kombinoni vitaminën C nga agrumet, nga perimet me gjethe të gjelbra, dredhëza, domate dhe brokoël me hekurin me prejardhje nga lakra jeshile, spinaqi, drithërat dhe preshi, do të përmirësoni sistemin imun dhe do t’i forconi muskujt se sa kur konsumoni ushqime të veçanta.

Soja dhe salmoni

Është e vërtetë se soja zvogëlon numrin e spermatozoideve, por kjo vlen vetëm për sojën e papërpunuar – djathin e sojës, qumështin e sojës dhe të ngjashëm. Kjo do të thotë se soja e përpunuar është shumë e shëndetshme. Soja është e pasur me vitamina D që mbrojnë nga kanceri, ndërsa salmonët janë po ashtu të pasur me shumë vitamina dhe aminoacide, që në kombinim janë shujtë e përsosur.

(Kosova Sot)