Kombinim fantastik, Sokol Cikalleshi realizon për Konyasporin pas asistimit nga Zymer Bytyqi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka shënuar për Konyasporin në humbjen 3:2 ndaj Goztepes, shkruan “Zeri.info”.
Lojtari më i ri i Konyasporit, Zymer Bytyqi ishte inkuadruar në fillim të pjesës së dytë dhe vetëm pas nëntë mintuave asistoi për bashkëlojtarin e tij, Cikalleshin që realizoi.
Për Bytyqin ishte asistimi i dytë në dy ndeshje të zhvilluara me skuadrën e re, kurse Cikalleshi realizoi golin e parë sivjet me Konyasporin.
Konyaspori pas humbjes renditet në pozitën e 12-të në Superligën turke, duke grumbulluar 22 pikë në 18 duele të zhvilluara. /Zeri.info