Eko Higjiena

Kombin kosovarë e ka krijuar Shqipëria

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Gani Sadiku – Nëse nuk ekziston kombi kosovarë, shtet i kujt do të ishte Kosova.? Meqenëse edhe pas 100 e ca vitesh së ekzistencës së shtetit shqiptarë, nuk arriti që t’i kthej trojet e pushtuara nga Serbia, shqiptarët e Kosovës të përballur me rrezikun e ekzistencës u detyruan t’i përvishen luftës për ta krijuar shtetin e tyre kosovarë që deshëm apo s’deshëm ne, ka sjellur krijimin e një identiteti të ri kombin kosovarë.

Krijimi i këtij shteti komb, nuk do me thënë se e largon apo e përçanë etninë shqiptare, me gjak me gjuhë e me kulturë, të njëjtë andej e këndej kufirit, por përkundrazi e mundëson ekzistencën e kosovarëve dhe Kosovës si shtet e identitet, që ka rendin simbolik e kushtetues të ndryshëm nga ai në Shqipëri. Kombi kosovarë, është i gatshëm të punojë e të ekzistojë pas tërë asaj sakrifice shekullore që e ka bërë dhe i cili u ka përballuar furtunave shekullore, të hordhive barbare sllavo-turke.

Shqiptarët e Kosovës deri sa fituan shtetësinë e tyre, luftuan nën flamurin e kombëtarë shqiptarë, i cili me plot të drejtë konsiderohej flamuri më i afërt edhe për shqiptarët e Kosovës, andaj kuptohet mishërimi i tyre me këtë flamur, dhe lidhja emocionale e tyre karshi hymnit e flamurit të Shqipërisë.

Hidromorava

Shqiptarët e Kosovës, plot 100 vite e bënë argatin e Shqipërisë, me shpresën se ajo do të forcohet e do t’i bashkojë shqiptarët nën ombrellën e këtij flamuri dhe atij shteti. Mirëpo kur ata e panë se Shqipëria mori rreshtimin kah lindja, dhe u “pavarësua” nga e gjithë bota e edhe nga shqiptarët e Kosovës, këta të fundit u detyruan jo njëherë, t’i rrokin armët për ta fituar Republikën dhe shtetin e tyre të pavarur. Një shtet për të qenë i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, duhet pos rendit kushtetues, ta ketë edhe rendin simbolik që nuk është i njëjtë me asnjë shtet anëtarë i OKB-së. Zërat se kombi kosovarë, nuk ekziston, janë zëra të mekur, sepse këtë e dinë më së miri shqiptarët e Kosovës,. Kur dihet se Kombi është një bashkësi e njerëzve që është e aftë të ndërtojë shtet. Kjo do të thotë se kombi është pronar i shtetit.

Këta zëra janë, mohues së ekzistencës së shtetit të Kosovës, sepse nëse kosovarët nuk ekzistojnë si komb, si mundë të ekzistojë Kosova si shtet.? Shtet i kujt do të ishte?….

I pari i cili e kuptoi realitetin dhe që e kuptoi se një komb për të ekzistuar duhet të organizohet në shtet (si forma më e lartë e organizimit shoqërorë), ishte Ibrahim Rugova, që propozoi flamurin dhe hymnin e Kosovës, me një pamje shumë më domethënëse. I njohur si flamuri Dardan.! Dashuria për flamurin dhe hymnin e një shteti, shtohet e rritet, me krijimin e mirëqenies ekonomike. Si ilustrim mundë ta përmendim flamurin Zvicran dhe dashurinë e shqiptarëve ndaj tij, që shpjegohet si dashuri e lidhur më mirëqenien e tyre atje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.