Mobi Casa

Kombëtarja U19 grumbullohet për tri ditë në Prishtinë

/ 2 minuta lexim

Kombëtarja e Kosovës në futboll U19, e udhëhequr nga Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, do të grumbullohet për tri ditë në kryeqytet nga 6 gjerë me 8 gusht në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë duke filluar nga ora 10:30.

I gjithë ky grumbullim i 27 futbollistëve ka për qëllim përgatitjet para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në fillim të muajit tetor.

Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, ka theksuar se çdo grumbullim i futbollistëve i ka specifikat e saja.
“Ne po vazhdojmë me programin tonë të grumbullimeve të futbollistëve, po kërkojmë më të mirët dhe më të përgatiturit, po ju japim rastin shumë futbollistëve që secili nga afër të sprovohet dhe së bashku me shtabin tim të shohim nga afër aftësitë e secilit futbollist duke e ditur se kualifikimet për kampionatin Evropian janë shumë cilësore dhe në grupin tonë kemi Kombëtare shumë të forta siç janë, Rusia, Polonia e Uellsi, por ne nuk do t’ju kemi frikën pasiqë edhe ne kemi kualitetet tona, kësaj radhe kam ftuar 27 futbollist si ata vendor dhe të diasporës për tri ditë do të shoh nga afër kualitetin e tyre”.

Mobi Casa

Përzgjedhësi Krasniqi njeherit ka publikuar edhe listën e futbollistëve:

Adi Hyla – FC Prishtina
Endrit Demolli – KF Flamurtari
Albin Prapashtica- 2 Korriku
Adonis Aliu – 2 Korriku
Dorent Hajdari – KF Ferronikeli
Gentrit Halili – KF Ferizaj
Albin Berisha – FC Besa
Altin Bytyqi – FC Besa
Albin Krasniqi – FC Drita
Bujar Pllana – KF Trepça ‘89
Qendrim Zyba – FC Prishtina
David Nrecaj Bisinger – SG Sonnenhof
Veton Tusha – FC Vardar
Artan Asani – FC Sion
Granit Berisha – Union St Gilloise
Qendrim Hajrullu – FC Xamax
Gentuar Durmishi – FC Zwickau
Amar Gerxhaliu – Istanbul Basaksehir F.K
Andi Janjeva – FC Watford
Riad Krasniqi – FC Brescia
Leart Jasiqi – SV Wacker Burghausen
Florent Syla – Alemannia Aachen
Kevin Halabaku – FC Sion
Adem Mehmetaj- FC Monthey
Blendion Bytyqi – FC Monthey
Altin Dakaj – FC Xamax
Ajriz Kurteshi – FK Vozdovac