ARKATANA

Kombëtarja sot shkruan historinë kundër Zvicrës në Euro 2016

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shqipëria sot do të luaj ndeshjen e saj të parë në Kampionatin Evropian kur do të takohet me Zvicrën.

Kombëtarja shqiptare sot do të luaj kundër Zvicrës në Euro 2016, për herë të parë në histori të futbollit shqiptarë. Ndeshja do të zhvillohet në Lens dhe do të fillojë nga ora 15:00.

Eco Higjiena

Kjo ndeshje përveç që është historike, do të ketë rëndësi shumë të madhe edhe për shpresat e Kombëtares, që të nisë mirë këtë kampionat, kundër një kombëtareje, që për çudi ka 6 futbollist shqiptar në mesin e saj.

Po ashtu kjo ndeshje do të mbahet mend si ndeshja e parë në histori të evropianit, ku dy vëllezër Taulant dhe Granit Xhaka do të luajnë kundër njëri tjetrit. Taulanti do të luaj për Shqipërinë, ndërsa Graniti për Zvicrën. /Express/