Kombëtarja kërkon kthimin e “gjërave në vend”
![](https://rajonipress.com/file/2017/09/00_12_1350370704781909868.jpg)
Tiranë – Gianni de Biasi është i tensionuar. Jo shumë, por aq sa për t’u dalluar se e ka vuajtur shumë humbjen me Islandën, të premten e shkuar, në Tiranë (1:2), mbase edhe aq sa për të kuptuar se ekipi që ka nuk po i përgjigjet si duhet.
“Nuk jam nga ata që gjejnë alibi për humbjet, por nuk jam as humbës i lindur. Nuk më pëlqen pesimizmi i tepruar, por sigurisht që shumicën e golave që kemi pësuar kemi mundur t’i evitonim”, ka thënë ai të hënën në konferencën për shtyp, të mbajtur në Durrës. Konferenca në fakt u zhvillua në të njëjtën sallë ku po drekonin edhe nj grup ushtarakësh italianë të forcave të NATO-s, që ishin akomoduar në rezidencën ku po qëndron edhe ekipi kombëtar.
“Këta (ushtarakët v.j.) nuk i kam thirrur që të na forcojnë mbrojtjen. Kemi mundësi edhe vetë që të mbrohemi më mirë nga ç’kemi bër deri më tash”, tha De Biasi, duke aluduar në mbrojtjen e ekipit, që, sipas tij, dështoi në ndeshje me Islandën.(koha)