‘Kombëtarja i ka bashkuar shqiptarët nga të gjitha anët e botës’
Lorik Cana mendon se Kombëtarja shqiptare ka përmbushur misionin e saj, duke bashkuar gjithë shqiptarët anë e mban botës. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka nisur përgatitjet bashkë me shokët në Durrës, për sfidën e 8 tetorit ndaj Serbisë, por është në dyshim të madh pasi ende nuk ka bërë ndonjë stërvitje.
Cana është i lumtur që më në fund, kjo Kombëtare ka bashkuar gjithë shqiptarët anë e mban botës.
“Kombëtarja e ka përmbushur më së miri se askush tjetër misionin e saj. Ajo i ka bashkuar të gjithë shqiptarët në të gjitha anët e botës. Kombëtarja i ka bërë të gjithë shqiptarët të krenohen me të dhe me Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi i ka dhënë tjetër imazh Shqipërisë në Evropë”, ka deklaruar Lorik Cana në një intervistë për Procesin Sportiv në Top Channel.
Cana ka kërkuar mbështetje maksimale nga tifozët në shkallët e stadiumit Elbasan Arena, t‘i inkurajojnë siç i ka hije shqiptarëve, duke përcjellë kulturë dhe edukatë, që do të ishte një ndihmë e madhe për Kombëtaren.


