Uji Dea

Kombëtarja fokusohet te sulmi, De Biasi kërkon saktësi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fotografi, buzëqeshje dhe 90 minuta stërvitje. Kombëtarja përqafon tifozët më të rinj kuqezi, pasi një grup fëmijësh të Akademisë së Futbollit ishin të pranishëm në stadiumin “Selman Stermasi” për të ndjekur nga afër idhujt e tyre vetëm pak orë pas miqësores me Marokun.

Kombëtarja zbarkoi në stadium në orarin e paracaktuar dhe pas fotove të rastit me fëmijët e akademisë, u zhvendos në tapetin e gjelbër për të vazhduar programin stërvitor. Të fundit që u shëputën nga shkallët e stadiumit ishin trajneri De Biasi dhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani.

Më pas, vëmendja u përqëndrua te grupi kuqezi që nisi një seancë rutinë për të ulur sa më shumë ngarkesën fizike pas testit të së mërkurës. Mavraj, Hysaj, Gjimshiti dhe Cikalleshi të cilët u aktivizuan gjatë gjithë sfidës, u zhvendosën në një qëndër trajtimi për ta kaluar pasditen në një qëndër të specializuar për shkrydhjen e muskujve në vaskë me ujë të ftohtë.

Fundamenti

Pjesa tjetër e skuadrës u nda në tre pjesë. Ishin ata që u aktivizuan kryesisht në pjesën e dytë që u vendosën nën urdhrat e përgatitësit atletik, ndërsa titullarët u nisën me disa ushtrime të lehta me topin. Ishte trajneri Gianni De Biasi ai që kërkoi më pas veprime të shpejta me topin, duke e përqëndruar vëmendjen në fazën sulmuese.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.