Kombëtarja e Kosovës U19 nis sfidat për vitin 2020
Kombëtarja e Kosovës në futboll U-19, që nga nesër fillon përgatitjet për sfidat të cilat do ti ketë gjatë vitit 2020.
Përzgjedhësi i Kombëtares U-19, Ramiz Krasniqi, ka deklaruar se ky vit do të jetë mjaft i ngjeshur për djelmoshat e tij.
“Do të jetë një vit mjaft i ngjeshur, pasiqë do të marrim pjesë në Ligën e Kombeve dhe Eliminatorët për Kampionatin Evropian, që nga nesër rrugëtimi jonë do të fillon ku do të kërkojmë futbollistët më të mirë si në futbollin vendor njashtu edhe në diasporë, futbollistët të cilët vijnë në shprehje janë të vitit 2002, ndërsa ne nëpërmjet grumbullimeve tona me futbollist do të kërkojmë më të mirët që të jemi të përgatitur për këto gara Evropiane”.
Krasniqi ka bërë të ditur se me stafin e tij punues do të bëjë përpjekje që të gjithë futbollistëve që kanë cilësi do tu jepet rasti.
“Kësaj radhe do t`i sprovojmë futbollistët vendor, do të ketë një takim tre ditorë në stadiumin e 2 Korrikut dhe pas një kohe shumë të shkurt do të jetë edhe një grumbullim me futbollistët nga diaspora, kështu ne do të mundohemi t`i seleksionojmë më të mirët”.
Garat për Ligën e Kombeve do të mbahen në Estoni me 2 -8 shtator, ndërsa garat për Kampionatin Evropian mbahen në Sllovaki me 11 -17 nëntor.
Njeriu i parë i Kombëtares U-19, Ramiz Krasniqi për grumbullimin tre ditorë që do të mbahet duke filluar që nga nesër ka ftuar 29 futbollist, kjo është lista e futbollistëve të ftuar:
1) Gentrit Talla-FC Prishtina
2) Venhar Hyseni- KF Ramiz Sadiku
3) Dion Shala- KF Ramiz Sadiku
4) Lindon Emerllahu- KF Ballkani
5) Dren Morina-KF Ballkani
6) Ermir Abazi-KF Ballkani
7) Erdin Dushi-FC Prishtina
8) Dhurim Zhuri-FC Prishtina
9) Ismet Azizi- SC Gjilani
10) Redon Ismajli- SC Gjilan
11) Milot Avdyli- KF Trepca 89
12) Lulzim Peci- KF Trepca 89
13) Nderim Hasani- KF Llapi
14) Lis Behrami- KF Llapi
15) Erduan Ibrahimi- FC KEK
16) Mustaf Podvorica- FC KEK
17) Hajdin Salihu- KF Llapi
18) Veton Tusha- FK Vardar
19) Olt Sveqla- KF Flamurtari
20) Amar Gergjaliu-SHF Kurda
21) Ardit Tahiri- KF 2 Korriku
22) Ardit Hajdini- KF 2 Korriku
23) Adonis Pervetica- KF 2 Korriku
24) Ardit Syla- KF Trepca
25) Ardit Hasani- Flamurtari
26) Fatos Sinani- FC Prishtina
27) Dorart Kastrati-Gjilani
28) Riad Bytyqi-Shf.Roni
29) Januz Miftari-Trepça 89


