Eko Higjiena

Kombëtarja e Kosovës U19 mban grumbullimin e fundit para shkuarjes në Uells

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Kosovës në futboll U19, për tri ditë radhazi duke filluar 21 tetor gjerë në 23 tetor, do të mban grumbullimin e fundit në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, njeherit ky grumbullim do të jetë edhe i fundit para shkuarjes në shtetin e Uellsit ku do të mbahet faza e eliminatorit për kampionatin Evropian i cili do të zhvillohet në muajin nëntor.

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 në futboll, Ramiz Krasniqi, ka ftuar 33 futbollist për herë të fundit për tri ditë radhazi për të parë nga afër formën e futbollistëve dhe për të komponuar listën e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë drejt shtetit të Uellsit.
“Ky do të jetë grumbullimi i fundit me këtë gjeneratë, gjatë këtyre tri ditve së bashku me shtabin tim edhe njëherë nga afër do të përcjellim formën e futbollistëve dhe në fund do të përcaktohemi për 20 futbollist më të mirë të cilët do të udhëtojnë në fazën eliminatore për Kampionatin Evropian”, ka theksuar përzgjedhësi Krasniqi.

United Hospital

Gjatë tri ditëve në stadiumin e 2 Korrikut, të gjithë futbollistët e ftuar do të kenë rastin të dëshmohen për cilësitë e tyre.
“Gjatë tërë vitit kemi pasur grumbullime me këta futbollist, kemi ushtruar variantet e ndryshme të cilat do të na presin në ndeshjet në Uells, tani po kërkojmë nga futbollistët ata të cilët na kanë bindur dhe forma tyre për të parë edhe njiherë kapacitetin e tyre”, shprehet Krasniqi.

Se çka pret nga eliminatorët kësaj radhe nga Kombëtarja U19, trajneri Krasniqi ka theksuar se do të jetë mjaft vështirë.
“Ne jemi me një grup shumë të fort, do të takohemi me nikoqirin Uellsin, Rusinë dhe Poloninë, këto janë Kombëtare të dëshmuara në futbollin Evropian, ne edhe pse pak çalojmë me vijën e fundit kemi arritur të komponohemi me kapacitetin të cilin e posedojmë, ne nuk shkojmë për tu dorëzuar në këto eliminatore përkundrazi do të jemi arrë e fort dhe do të dëshmojmë se punën të cilën e kemi bërë gjatë këtij viti me këta futbollist do të sjellin rezultate”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.