KKVITI

Kombëtarja e Kosovës U19 barazon me Rusinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës U19 kualifikimet për Kampionatin Europian i kanë filluar me këmbë të mbarë, në ndeshjen e parë “Dardanët” kanë barazuar me Kombëtaren e Rusisë me rezultat 1-1.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës të drejtuar nga Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, kanë treguar një ndeshje mjaft të mirë ndaj favoritit Kombëtares së Rusisë.

“Dardanët”, në një ndeshje tejet të fortë kanë arritur të parët në epërsi në minutën e 11-të, nëpërmjet futbollistit të 2Korrikut Adonis Aliut, i cili me mjeshtri nga 16 metra e parabollon portierin Rusë.

Futbollistët e Rusisë pas një minute arritën të barazojnë në 1-1, pas tollovisë së krijuar në zonë, Igor Shkolik gjenë rrjetën e “Dardanve”.

Uji Dea

Futbollistët e Kosovës mjaft mirë e menaxhuan ndeshjen, ndërsa katër minuta para përfundimit të kësaj përballje, futbollisti i 2Korrikut Albin Prapashtica për pak sa nuk shënoi por këtë mundësi ja mohoi shtylla mysafire.

Kombëtarja e Kosovës ballafaqimin e dytë e zhvillon ndaj Polonisë me 16 nëntor e cila u mposht nga Uellsi me rezultat 3-0, ndërsa me 19 nëntor ballafaqohet me nikoqirin Uellsin.

Siç dihet Kampionati Evropian, mbahet në Irlandën e Veriut në vitin e ardhshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.