Fundamenti

Kombëtarja e Kosovës u-19 fillon ciklin e ri të garave për kualifikimin e Evropianit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës në futboll U-19 pas mësimit të kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023” e cila do të bëjë pjesë në Grupin 3 ku do të përballet me Suedin, Ukrainën e Qipron menjëherë përzgjedhësi i Kombëtares Ramiz Krasniqi që nga nesër në Kompleksin e futbollit në Hajvali do të grumbullon futbollistët për të filluar ciklin e përgatitjeve të futbollistëve.

“Është një grup i vështirë por nuk kemi kohë të qahemi ne që nga nesër do ti fillojmë grumbullimet tona me futbollist për tri ditë do ti përcjellim formën e kualitetin e tyre po fillojmë menjëherë për t`ju dhënë rastin të gjithë futbollistëve të tregojnë potencialin e tyre të gjithë futbollistët do të jenë 2004-2005 dhe gradualisht do t`i seleksionojmë më të mirët me stafin tim” ka bërë të ditur përzgjedhësi Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se viti i kaluar ishte një vit shumë i rëndë për shkak të pandemisë
,”Ishte një vit ku dominoi Pandemia nuk kishim mundësi për tu përgatitur ashtu siç duhet, por ishte edhe një hendikep pasi që grupmoshat U-19 aktivitetin e tyre nuk e zhvilluan përgjatë tërë vitit dhe kjo na ka vështirësuar mjaft punën”.

United Hospital

Kombëtarja e Kosovës U-19 për tri dit do të grumbullohet në kompleksin e futbollit në Hajvali ku do të zhvillohen dy ndeshje me F.Kosovën, e 2Korrikun ndërsa do të ketë edhe ushtrime tekniko taktike Ndeshjet e Grupit 3 do të zhvillohen në Suedi pas konsultimit ndërmjet federatave me 17-23 nëntor 2022.

Dy kombëtaret e renditura në pozitat e para të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” ndërsa kombëtarja e tretë e cila do të tubon më së shumti pikë do t`ju bashkëngjitet grupeve tjera të cilat janë gjithsej 13 grupe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.