Mobi Casa

Kombëtarja e Kosovës në boks përgatitet në Gjilan për Kampionatin Ballkanik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Boksierët më të mirë të Kosovës nga 12 shtatori për 10-12 ditë do të grumbullohen në qytetin e Gjilanit, për tu përgatitur para Kampionatit Ballkanik i cili do të mbahet nga 25 shtatori deri me 4 tetor në Albena të Bullgarisë.

Në grumbullimin e boksierëve do të jenë 10-12 boksierë, ku çdo ditë do të ushtrojnë nga dy herë në ditë për 12 ditë radhazi. Stërvitjet do të bëhen në Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta-Petriti’, dhe në shpatijet në fshatin Stanishor.

Uji Dea

Ushtruesi i detyrës të Selektorit do të jetë trajneri i KB Drita, Musli Zymberi i cili është mjaft optimist në këtë grumbullim të boksierëve më të mirë të Kosovës.


“Është nder për qytetin e Gjilanit që boksierët më të mirë të shtetit të Kosovës do të jenë për 10-12 ditë në qytetin tone, njiherit do të jetë një promovim për shumë boksier të rinjë por edhe për qytetarët e Gjilanit që t`i kemi mysafirë këta boksierë, të cilët do të na përfaqësojnë në Kampionatin Ballkanik në Bullgari. Do të jenë 10 deri në 12 boksier të cilët do të stërvisin nga dy herë në ditë si në natyrë poashtu edhe në palestër, ku do të mundohemi të përgatitemi maksimalisht dhe së bashku me boksierët dhe me stafin tim do të japim gjithçka për të arritur rezultate në Kampionat Ballkanik, i cili konsiderohet shumë i fort me boksier të dëshmuar në arenat ndërkombëtare”, ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së Selektorit, Musli Zymberi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.