Hidromorava

Komandanti i ri i Bondsteelit: Baza e përhershme amerikane në Kosovë, do të ishte e dobishme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prej Kosovës ka pritshmëri sa të mëdha, aq edhe të thjeshta. Komandanti i ri i bazës ushtarake Bondsteel, Christopher Sammulsi, tha se ka në plan të shohë sa më shumë gjëra në Kosovë, e patjetër ta shijojë ushqimin për të cilin siç duket i kanë folur mjaft.

Megjithëkëtë, të mëdha mund të jenë angazhimet që e presin komandantin e ri të trupave të NATO-s në Kosovë, rajoni lindje.

Pak ditë para se Sammulski ta pranojë detyrën, operacionit të Aleancës Veriatlantike iu kërkua ta shtojë mbikëqyrjen në veriun e Kosovës, pas invazionit rus në Ukrainë.

“Nuk mund të them nëse NATO po planifikon të shtojë trupa, por sikur më parë NATO mbetet e përkushtuar të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për këdo, dhe mund të them se tani nuk shoh asnjë shenjë për diçka që nuk mund ta menaxhojmë në këtë pikë që po flasim”, tha Sammulski për Klan Kosova.

Mobi Casa

Veç për trupat, komandanti i ri i Bondsteel-it pati një përgjigje, të shkurtë, edhe për bazën e përhershme ushtarake amerikane.

“Jam i sigurt se ajo do të ishte shumë e dobishme për Kosovën, por nuk e di nëse është në planet e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Samulski qe i rezervuar në temën aktuale, anëtarësimi i Kosovës në NATO, proces ky i cili sipas tij duhet të trajtohet në qarqet diplomatike, por NATO vazhdon të mbetet në Kosovë për një afat të pacaktuar.

Baza që po e udhëheq nuk zhvendoset apo zbrazet në plane të afërta. Komandanti i ri veçse ka takuar pasardhësin e pasuesit të tij në Kosovë, apo ushtarakun që vjen në krye të Bondsteel pas 18 muajsh.