GRANDEMALL

Komandanti i NATO’s: Ata që po ikin, s’po gjejnë mundësi në vendin e tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti suprem i forcave aleate për Evropë gjeneral, Philip Breedlove, tha në Prishtinë se Kosova vazhdon të jetë vend i sigurt dhe se KFOR- vazhdon të kontribuojë në sigurinë dhe lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Këto komente Breedlove i ka bërë gjatë një vizitë që sot i ka bërë forcave paqeruajtëse në Kosovë.

Breedlove po ashtu tha se sikurse edhe shtetet tjera edhe Kosova është e ekspozuar nga terrorizmi. Ai ka rikujtuar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Francë dhe në Danimarkë, ku kanë ndodhur disa sulme terroriste.

Uji Dea

I pyetur se kur do të mund të ketë marrëdhënie të partneritetit mes FSK-së dhe NATO-s, Breedlove tha se kjo është një çështje politike, mirëpo FSK – sipas tij – ka bërë progres të mirë në aspektin ushtarak.

Gjenerali Breedlove është pyetur edhe rreth ikjeve të qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, migrimi nuk është çështje e sigurisë, ndërsa thekson se qytetarët që po dalin nuk po gjejnë mundësi në vendin e tyre.

Breedlove pasdite ka mbajtur një konferencë për media në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Paolo Figliuolo./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.