Eko Higjiena

Komandanti i LMT-së së KFOR-it, Albajrak viziton degën e PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në kuadër të bashkëpunimit të Degës së PDK-së në Gjilan me Misionin e KFOR-it për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), selinë e Degës sot e vizitoi, komandanti i LMT-së i ushtrisë turke në kuadër të KFOR-it, në Gjilan, kapiteni Buwrra Albajrak.

Çështjet për të cilat biseduam, sipas interesimit të komandantit, Albajrak, ishin roli dhe ndikimi i PDK-së si parti që ka pushtetin qendror, në zhvillimet aktuale politike në Kosovë, e në këtë kuadër, biseduam edhe për rrjedhat aktuale politike, të sigurisë etj, në përgjithësi në Republikën e Kosovës si dhe ato të nivelin lokal.

UBT

Investimi i PDK-së si në nivelin qendror dhe atë lokal, ka qenë dhe është parësor për mirëqenien e qytetarëve të saj, për avancimin e një zhvillimi të gjithëmbarshëm ekonomik dhe politik me orientime të qarta euro perëndimore duke respektuar kontributin e të gjithë miqve tanë, partner në zhvillimin dhe prosperimin e Republikës së Kosovës, në këtë plan.

Me këtë rast, në emër të degës së PDK-së, e falënderova për bashkëpunim, kapitenin Albajrak, duke shprehë gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejmë në interes të qytetarëve tanë dhe të komunës, gatishmëri kjo e shprehur gjithsesi edhe nga ana e z. Albajrak thuhet në njoftimin e Shefik Surdullit, sekretar i Degës së PDK, në Gjilan./rajonipress/