Eko Higjiena

Komandanti i KFOR’it: Do të vazhdojmë të ofrojmë kornizën e sigurisë që Dialogu të ecë përpara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, në kuadër të një edicioni special intervistash me aktor të rëndësishëm të sigurisë, politikës e medias, ka folur për Veriun, aspektet e sigurisë dhe për sfidat e vitit 2024.

Ulutas ka dhënë garancinë e tij se KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet për t’i parandaluar eskalimet dhe se ushtarët e misionit të NATO-s janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo sfide.

Komandanti turk ka thënë se presin nga Kosova që të respektohet kërkesa për njoftim paraprak të tij si komandant i KFOR-it para çdo vendosje të FSK-së apo njësive speciale të Policisë së Kosovës në Veri që mund të ketë ndikim në sigurinë e rajonit.

UBT

Ulutas i pyetur për Veriun, është shprehur se KFOR i merr shumë seriozisht incidentet në Veri, të më hershmet dhe gjithashtu edhe sulmin në Banjskë dhe potencon se presin që autorët të vihen para drejtësisë.

Ushtaraku turk që ka KFOR-in nën komandën e tij ka folur edhe për vizitën që ka pasur në Serbi dhe takimin me shefin e ushtrisë serbe atje.

Në fund sa i përket sfidave të vitit 2024, Ulutas ka thënë se KFOR zotohet se përmes përpjekjeve të përditshme të vazhdojë të ofrojë kornizën e sigurisë në mënyrë që dialogu i lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara.