UBT

Komandanti i KFOR-ti: Situata në Kosovë është stabile, NATO vendos për FSK-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo vlerëson se situata e sigurisë në Kosovës është stabile dhe e qëndrueshme.

Fungo këtë e ka thënë pas letrës së Shqipërisë dhe Kroacisë dërguar sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg më të cilën shprehet shqetësim për sigurinë në Kosovë.

Sipas tij, situata është stabile, transmeton lajmi.net.

Uji Dea

Fungo në një intervistë për portalin European Western Balkan thekson se misioni i KFOR-it mbetët plotësisht i përkushtuar për mbështetje të Kosovës paqësore, stabile dhe multietnike dhe se me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndihmojë në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Ai ka thënë se sot, përveç manastirit të Deçanit, i cili ende është nën mbikëqyrje të KFOR-it, të gjitha objektet tjera ortodokse, që janë vlerësuar që mund të jenë në rrezik, janë nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

KFOR-i, sipas tij, do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në në kuadër të mandatit aktual, si forcë profesionale dhe multientnike, por, nëse mandati i FSK-së evoluon, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin e përkushtimit ndaj këtyre forcave, veçanërisht në pikëpamjen e ndërtimit të kapaciteteve.