UBT

Komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Cem Sinan Barim vizitoi Vitinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, koloneli Cem Sinan Barım, ka vizituar sot komunën e Vitisë. Me këtë rast ai është pritur nga zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Naim Pira.

Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe komandanti i stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica. Zv. Kryetari Aliu, bëri me dije së në këtë takim ai ka njoftuar komandantin e KFOR-t Turk mbi zhvillimit e gjithëmbarshme në këtë komunë, potencialet që ka ajo për zhvillim ekonomik në sektorë të ndryshëm por edhe mbi projektet e realizuara dhe ato që priten të realizohen në katër vitet e ardhshme.

KKVITI

Ndër tjerash ai tha se kanë biseduar me theks të veçantë edhe mbi çështjet e sigurisë në veçanti për atë se në këtë komunë nuk ka probleme ndëretnike apo ndërfetare.

Aliu në fund të këtij takimi në emër të kësaj komune, ka ndarë një mirënjohje për komandantin e KFOR-t turk në Kosovë, kolonel Cem Sinan Barim duke potencuar se Vitia ju është mirënjohës KFOR-it për atë që ka bërë dhe po bënë për të mirën vendit./rajonipress/