Hidromorava

Komandanti i KFOR-it për tërheqjen e mundshme të Bondsteel: Nuk pres diçka të tillë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, ka thënë se nuk mund të jap komente të shumta në rastin e paralajmërimit të SHBA-së për tërheqje të trupave të saj nga Kosova.

Por që ka thënë se nuk pret që kampi Bondsteel të tërhiqet nga Kosova, njofton Klan Kosova.

“Nuk jap komente për një shtet unë përfaqësoj forcën shumëkombëshe. Por nuk pres që të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë D’Addario.

“Kemi 3 mijë e 600 trupa. Përkushtimi i NATO-s për Kosovën nuk rregullohen me orë, por duhet të plotësohen kushtet. KFOR do të rrijë këtu. Kosova është me interes të lartë. Nuk shoh kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e njerëzve”.

Mobi Casa

Kurse për mundësitë që të ketë ndikim nga jashtë në Kosovë, rus ose të ngjashme, ai ka thënë: “Është me rëndësi që të jemi syçelë përkundër çfarëdo ndikimi rus ose çfarëdo. Nuk ka ndikim direkt apo veprime në veri të Kosovës ashtu sikurse në jug”.

Ndërkaq për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se është punë me të cilën duhet të merren politikanët, veçse si ushtarak punon në krijimin e një klime që ky proces të vazhdojë siç duhet.

“Roli im është që të ofrojmë siguri. Siguria është kyçe për vazhdimin e dialogut. Megjithatë nuk është kusht për favorizimin e dialogut. Ne mundohemi të jemi të gatshëm që të parandalojmë sfida ndaj sigurisë që pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Çfarëdo zgjidhej që sjell dialogu besoj se do të jetë e kënaqshme për të dy palët”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.