UBT

Komandanti i KFOR-it: Për situatën në veri nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë që nga shpërthimi i madh i dhunës që ndodhi në muajin maj. Kështu tha të mërkurën komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, shkruan Reuters.

Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, komandanti i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike. “Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha ai gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel, transmeton Telegrafi.

ARKATANA

Ristuccia shtoi se për situatën e paqëndrueshme në Kosovë, nuk ka zgjidhje ushtarake. “Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”, tha ai.

Më shumë se 90 ushtarë paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës, sipas NATO-s. Të plagosur mbetën edhe rreth 50 protestues. Përplasjet shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në veri pas zgjedhjeve lokale në të cilat pjesëmarrja ishte vetëm 3.5% për shkak të bojkotit nga serbët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.