FIDANISHTJA

Komandanti i KFOR-it: Kosova vend i sigurt, nuk ka vend për frikë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Lorenzo D’Addario, ka thënë se Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka vend për frikë. Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Lorenzo D’Addario, ka thënë se nuk ka asnjë element që tregon se mund të ketë ndonjë incident në Kosovë.

D’Addario, shtoi po ashtu se KFOR-i, është i angazhuar plotësisht në kryerjen e mandatit të tij në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një intervistë dhënë për revistën “Uniteti”, transmeton lajmi.net, D’Addario, kërkoi nga përfaqësuesit politik që të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre nëpër medie, pasi që sipas tij, deklaratat se në Kosovë mund të ketë ndonjë incident janë deklarata të pa matura.

Ai ka thënë se KFOR-i mban vazhdimisht marrëdhënie të mira me institucionet në Kosovë si dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë, në mënyrë që të parandalohen ngjarjet e papritura që mund të jenë të dëmshme për Kosovën dhe Serbinë.

“KFOR-i ishte dhe është gjithnjë i paanshëm në kryerjen e misionit të tij për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike, fesë apo vendbanimit të tyre. Ne jemi të gatshëm të sigurojmë siguri kudo dhe kurdo që është e nevojshme”, tha D’Adario, transmeton lajmi.net.

Uji Dea

Gjeneral-major Lorenzo D’Addario, në këtë intervistë ka folur edhe marrëveshjen e Brukselit, marrëveshje kjo e cila mundëson hyrjen e forcave speciale të Kosovës në veri vetëm me miratimin e autoriteteve lokale ose me lejen e kryetarit të pjesës veriore.

Sipas tij, KFOR-i ka respektuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese, por gjeneral-major Lorenzo D’Addario, ka thënë se për këtë çështje është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se, Kosova ka Policinë e saj dhe Ushtrinë.

“Roli kryesor i Policisë së Kosovës është të garantojë zbatimin e ligjeve, të cilat ata mund të bëjnë në tërë territorin e Kosovës pa kërkuar leje. Policia gjithashtu ka disa njësi të posaçme të tilla si Njësia e Posaçme Operacionale dhe Njësia Speciale për Ndërhyrje, dhe si të tilla mund të kryejnë mandatin e tyre për zbatimin e ligjeve në tërë Kosovën pa nevojën për autorizim. Nga ana tjetër, sipas marrëveshjes së mëparshme, Forcat e Sigurisë së Kosovës duhej të merrnin leje nga komandanti i KFOR-it përpara çdo vendosjeje në veri të Kosovës. Deri më tani, kurrë nuk ka ndodhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë dërguar në veri të Kosovës dhe ne presim që institucionet në Kosovë të vazhdojnë të respektojnë atë marrëveshje”, tha D’Adario transmeton më tutje lajmi.net.

Komandanti i KFOR-it në këtë intervistë po ashtu ka folur edhe për sigurinë në Kosovë. Sipas tij, nuk ka vend për frikë dhe se KFOR-i është ai që e garanton një gjë të tillë dhe e garanton atë që quhet “një skenar pa surprizë”.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Lorenzo D’Addario, në fund të kësaj interviste theksoi se KFOR-i është për të siguruar dhe përmirësuar jetën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.