ARKATANA

Komandanti i KFOR-it i ka disa fjalë për Ushtrinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komandati i KFOR-it, Gjenerali Salvatore Couci po cilëson se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, mirëpo e ndjeshme.

Në një intervistë për median italiane “Agi”, Couci ka thënë se nga 55 mijë pjesëtarë pas përfundimit të luftës, misioni paqeruajtës i NATO-s tani numëron afër 4 mijë të tillë, transmeton lajmi.net.

“Situata në Kosovë është stabile mirëpo e ndjeshme. Pas konfliktit të armatosur, në Kosovë ishin 55 mijë ushtarë të KFOR-it. Tani janë afër 4 mijë. Më nuk kemi të bëjmë me incidente ndër-etnike. E vetmja që mund të jetë problematike është Manastiri i Deçanit, mirëpo edhe ai mbrohet nga ushtarët e KFOR-it”, ka thënë ai.

Sipas komandatit të KFOR-it, në Kosovë ekzistojnë ende sfida të cilat e imponojnë prezencën ushtarake ndërkombëtare.

Si një të tillë ai përmend Rezolutën 1244, e cila situatën mes Kosovës dhe Serbisë e cilëson si një konflikt të ngrirë.

Çështje shumë të rëndësishme në të cilën Kosova duhet të fokousohet, Couci e cilëson transformimin e FSK-së në Ushtri dhe dialogun me Serbinë.

Hidromorava

Couci tutje ka cilësuar se prezenca ndërkombëtare në Kosovë është e domosdoshme. Si shembull për këtë, ai merr misionin e EULEX-it, i cili tashmë është transformuar në këshilldhënës për sistemin e drejtësisë.

Ai ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet Kosova në aspektin e sigurisë, ku ka përmendur dallimet ideologjike mes shqiptarëve dhe serbëve.

Couci foli edhe për radikalizmin islamik në Kosovë, ku tha se asnjë shtet në botë nuk mund të konsiderohet si imun ndaj kësaj dukurie.

Sipas tij, institucionet e Kosovës brenda një kohe të shkurtër kanë arritur të kenë një strategji efikase për uljen e ikjes së luftëtarëve në konfliktet e jashtme, si dhe në de-radikalizimin e atyre të rikthyerve.

Siç shprehet ai, radikalizmi lidhet ngusht edhe me gjendjen ekonomike në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.