Komandanti i KFOR-it: FSK s’mund të shkojë në veri pa autorizimin tonë

Salvatore Cuoci ka dhënë një intervistë për “Europeanwesternbalkans” pas përfundimit të mandatit në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci ka dhënë një intervistë për “Europeanwesternbalkans” pas përfundimit të mandatit në Kosovë.

Ai ka folur për tema të ndryshme të cilat janë aktuale por edhe me ato që u mor nga emërimi i tij në detyrë si komandanti i 22-të i KFOR-it në nëntor të vitit 2017, transmeton lajmi.net.

European Western Balkans: Si e sheh rolin e KFOR-it në Kosovë? Çfarë shihni si kontribuues më të rëndësishëm të KFOR-it në stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë?

Salvatore Cuoci: Misioni NATO-KFOR është të kontribuoj për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, sipas mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara. KFOR vazhdon të mbështet zhvillimin e Kosovës stabile dhe paqësore dhe ka realizuar misionin për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie dhe religjioni.

EWB: Si e vlerësoni bashkëpunimin mes KFOR-it dhe Qeverisë serbe? Ky bashkëpunim është vazhdimisht i lavdëruar nga të dyja palët, por së fundmi kishte turbulenca, sidomos gjatë vizitës së presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit.

SC: KFOR ka lidhje me Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF). Bashkëpunimi dhe aktivitetet e përbashkëta me SAF janë të shkëlqyeshme në të gjitha nivelet e përgjegjësisë duke filluar nga komandanti i KFOR-it e deri tek njësitet.

EWB: A është e vërtetë se KFOR lejon që Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ose forcat policore të hyjnë në veri të Kosovës ose nuk ka kompetenca të tilla?

SC: Policia e Kosovës operon në mbarë Kosovën, përfshirë edhe veriun, andaj ata nuk kanë nevojë të jenë të autorizuar. Në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekziston një marrëveshje sipas së cilës për t’u angazhuar në pjesën e veriut të Kosovës duhet të autorizohen nga KFOR-i.

EWB: Si do ta vlerësonit gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës? A është vështirësuar gjendja e sigurisë pas vizitës së Thaçit në Ujman dhe vizitës së Vuçiqit në veri të Mitrovicës që ka sjellë disa incidente?

SC: Situata në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll. KFOR gjithmonë përkujdeset edhe për gatishmërinë e situatës dhe nuk ka asnjë shenj për momentin të çfarëdo rritje të tensionit. Gjendja e sigurisë nuk ka ndryshuar pas dy vizitave dhe asnjë incident nuk ka ndodhur pas këtyre dy ngjarjeve.

EWB: Si e komenton transformimin e mundshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura të Kosovës? Çfarë do të thotë kjo për rolin e KFOR-it në Kosovë?

SC: Pozicioni i NATO-s është i qartë. NATO mbështet zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës sipas mandatit aktual. Forcat e Sigurisë së Kosovës janë forcë profesionale dhe një burim i stabilitetit në rajon. Nëse ky mandat rritet, Këshilli veri atlantik do të rivlerësojë angazhimin e NATO-s në Kosovë. Është me rëndësi që çdo iniciativë në lidhje me mandatin e Forcave të Sigurisë së Kosovës të jetë i konsultuar plotësisht me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-s. NATO mbetet i përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

EWB: A prisni ndonjë reduktim të numrit të trupave brenda KFOR-it në të ardhmen?

SC: Vendosmëria e NATO-s në Kosovë ka zgjatur për shumë vite dhe aktualisht NATO nuk ka plan të ndryshojë ose reduktojë misionin e KFOR-it në Kosovë por Aleanca nuk ka as plane për prezencë të përhershme në Kosovë. KFOR është një tregim i suksesshëm i NATO-s, operacioni më i gjatë i vazhdueshëm me rreth 4000 trupa tokësore nga 28 aleatë dhe shtete partnere. Operacioni i KFOR-it është gjithmonë me bazë që nënkupton se çdo ndryshim i numrave dhe i misionit ndodh në raport me ndryshimin e kushteve të përcaktuar nga Këshilli veri atlantik.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).