GRANDEMALL

Komandanti i KFOR-it certifikon studentët e ANV-së së Shkencave Politike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Me një ceremoni të veçantë dhe në praninë e dhjetëra pjesëmarrësve u përmbyll Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave Politike, madhështinë e së cilës e shtoi edhe më shumë prania e delegacionit të KFOR-it, i kryesuar nga komandanti, Major Gjeneral, Salvatore Cuoci, i cili edhe i ndau certifikatat e pjesëmarrjes për studentët që morën pjesë në këtë akademi.

I lumtur për këtë përfundim dinjitoz të akademisë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi tha se kjo është hera e dytë që UBT po bashkëpunon me KFOR-in për organizimin e kësaj akademie, teksa u shpreh i bindur që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
“Ne po mundohemi tërë kohën që t’i bëjmë të vetëdijshëm të rinjtë tanë mbi rëndësinë e të ardhmes dhe ndërtimit të paqes. Megjithatë, aktiviteti ynë gjatë kësaj akademie do të vazhdojë edhe me fusha të tjera, pasi në UBT janë duke u zhvilluar e do të zhvillohen edhe 20 sosh”, theksoi Hajrizi.

Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Salvatore Cuoci tha se eprorët që u kanë ligjëruar pjesëmarrësve janë të klasit të parë dhe se ata janë shumë me fat që kanë pasur mundësi të marrin njohuri më të thella prej tyre.
“Është e shumë e rëndësishme ta kuptoni mënyrën sesi NATO-ja punon, sepse Kosova ka qëllim të jetë pjesë e saj në një të ardhme. Ju jeni e ardhmja e Kosovës, andaj duhet të jeni të përgatitur”, ishin fjalët me të cilat komandanti Cuoci iu drejtua studentëve pjesëmarrës.

FITORJA

Ish-gjenerali i NATO-s dhe anëtari i Fondancionit të Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, Giuseppe Morabito vlerësoi se kjo akademi e ka arritur efektin dhe ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshëm.
“Punëtoria ka qenë një lloj simulimi për studentët, për të parë mënyrën se si ambasadorët e vendeve të Këshillit Veriatlantik mbajnë mbledhje dhe marrin vendime kur ndodh diçka nëpër zonat që janë nën përgjegjësinë e NATO-s”, tregoi ai.

Aktiviteti i ANV-së së Shkencave Politike u mbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit, të cilët u ndanë të kënaqur nga ky organizim dhe u shprehën të gatshëm që këto njohuri t’i shfrytëzojnë kurdo nëpër konferenca e punëtori për ndërtimin e paqes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.