Fundamenti

Komandanti i FSK’së: Ushtria do të bëhet shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Rahman Rama është optimist se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).Komandant Rama thotë për RTK se FSK’ja është e gatshme për shndërrimin e FSK’së në FAK.

“Sfidat kryesore janë pengesat politike që ndërlidhen me transformimin dhe kjo nuk është çështje e jona. Unë mendoj se FSK’ja në kuptimin profesional ka avancuar. Tjerat janë çështje politike për të cilat nuk dua të diskutoj. Kjo gjë po na pengon në shumë aktivitete, veçmas ato regjionale dhe më gjerë”, thotë ai, transmeton Gazeta Express.

Rama shprehet shumë optimist se krijimi i ushtrisë do të ndodhë shumë shpejt, ndonëse nuk pranon që të jep ndonjë afat kohor për një gjë të tillë.

Eco Higjiena

“Bazuar në misionin që kemi ne duhet të respektojmë këto rregulla që janë. Por kurdo që të merren vendimet për ndryshime, ne duhet të jemi të gatshëm, të përgatitemi dhe të jemi të parapërgatitur për punën tonë. Unë ju garantoj që jemi të gatshëm.

“Unë jam shumë optimist dhe besojë që do të ndodhë shpejt sepse është shumë më mirë edhe për forcën edhe për vendin. Unë nuk mund të jap afate kohore sepse nuk varet prej meje. Kurdo që të merret vendimi politik ne jemi të gatshëm të marrim detyra të reja”, thotë Komandant Rahman Rama./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.