Hidromorava

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama flet për formimin e Ushtrisë: Në NATO konsensusi është i pamundur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pohuar se ushtria do të bëhet, duke thënë se transformimi i FSK-së është vazhdimësi e një procesi që ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne kemi thënë disa herë dhe është normale që jemi te gëzuar me gjithë këtë proces, me këto ndryshime të ligjeve për FSK-në. Unë kam qenë pjesë e të gjitha tranzicioneve dhe diçka që mund të them është se ne jemi produkt i NATO-s. Në 2009’ën jemi transformuar prej TMK-së në FSK dhe ka qenë në përgjegjësinë e NATO-s. Ne jemi si të them ‘fëmijë të NATO-s’”, tha gjnerali Rama, në Zona B të Klan Kosovës.

Rama komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg, i cili tha se nuk është koha e duhur për transformimin e FSK-së.

“Kemi qenë transparent që nga fillimi dhe do jemi transparent deri në fund. Nëse flasim për NATO-n kemi pasur takime. Fillimisht është diskutuar për kohën kanë thënë se nuk e dimë. Që 20 vjet jemi duke pritur kohën e duhur dhe sinqerisht kam kërkuar një kohë të caktuar se kur do të ndodhë. S’kemi marre përgjigje”.

UBT

“E dyta, çështja e dialogut. Ne kemi thënë se tranforimimi i FSK-së dhe dialogu me Serbinë janë procese të ndara. Në NATO konsensusi është i pamundur. Nëse flasim për vendet anëtare të NATO-s, p.sh Spanja s’na ka njohur as me FSK-në e s’do na njohë edhe pas transformimit. Unë e kuptoj sekretarin e NATO-s që do e prezantojë atë që thonë vendet anëtare”, tha ai.

Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama theksoi se te gjitha veprimet që lidhen me transformimin e FSK-se janë ndërmarrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

“Kemi prezantuar idenë tone dhe planet tona. Kemi ndërtuar një plan afatgjatë në bashkëpunim me partnerët tanë. Ne kemi filluar bashkërisht me partnerët tanë të punojmë në këtë drejtim”, tha Rama.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.