RCCOLA

Komandanti i forcave te jug-lindjes Nocola Perrone në takim lamtumirës me kryetarin e KBI-së Naim Aliu

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komandanti i Forcave te jug -lindjes Kolonel Nicola PERRONE i shoqëruar nga komandanti i LMT togeri Ilhan Guçlu dhe një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

Takimi pati karakter lamtumirës pas përfundimit të misionit të z.Perrone në Kosovë. Andaj kryetari Aliu e falënderoi kolonelin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë. Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT kapitenin Guçlu për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që kanë me KBI në Gjilan.

Uji Dea

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje kryetari I KBI-së i dhuroi kolonelit një dhuratë modeste./rajonipress/