Fundamenti

Komandanti i ‘Bondstil-it’ flet për datën e shpalljes së Ushtrisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka deklarata të shumta nga Serbia që Kosova do ta shpallë ushtrinë e vet me datën 28 nëntor, e fundit ishte nga ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq. Siç është shprehur ai, Kosova po punon që kjo të jetë data e shpalljes së ushtrisë, edhe pse sipas tij kjo është në kundërshtim me të marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me garancitë e NATO-s.

Mirëpo, mbi datën e shpalljes së ushtrisë nga Kosova ka folur edhe komandanti në largim nga baza ushtarake amerikane ‘Bondstil’ në Kosovë, Nik Ducich. Ai ka thënë se nuk beson se Kosova do të shpallë formimin e Ushtrisë së Kosovës më 28 nëntor, Ditën e Flamurit shqiptar.

“Unë besoj se nëse shpallet tranzicioni në Ushtrinë e Kosovës, ata do ta bëjnë atë një ditë më pak të dyshimtë se Dita e Flamurit. Besoj se ata gjithashtu do të koordinohen me Kforom, kështu që do e bëjnë këtë në mënyrë më të përshtatshme,” tha Ducich në një intervistë për Tanjug, e fundit para dorëzimit të detyrës te komandanti i ri, Roo Makareg.

ARKATANA

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse KFOR-i ka aftësinë për ta ndaluar dhunën kundër serbëve që mund të vijë si rezultat i shpalljes të Ushtrisë së Kosovës, Ducich tha se “nuk pret ndonjë vështirësi, konflikt apo dhunë në rast të shpalljes”.

“Detyra e KFOR-it dhe e policisë së Kosovës me siguri do të jenë të pozicionuara mirë, të planifikuara dhe të koordinuara”, tha Ducich. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.