UBT

Komandanti i “Bondsteel”: Përmes dialogut të mirëfilltë ka zgjidhje për çështjet politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Nick Ducich, situatën e sigurisë në Kosovë e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, duke thënë se ushtarët e KFOR-it janë duke bërë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për banorët e Kosovës.

“Situata e sigurisë në zonën time është e qetë dhe stabile. Sipas mendimit tim, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova, dhe siç tregohet nga raportet e fundit të Komisionit Evropian, janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”, ka thënë Ducich për gazetën serbe “Novosti”, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, përmes një debati dhe dialogu të mirëfilltë, sigurisht se ekzistojnë zgjidhje edhe për çështjet politike.

I pyetur nëse është në dijeni rreth problemeve me të cilat përballet populli serb dhe nëse ka kontakte me njerëzit e rëndomtë në teren, Ducich u përgjigj pozitivisht, duke shtuar se me serbët kontakton sidomos pas shërbesës kishtare.

Mobi Casa

Ai gjithashtu thotë se përshtypjet e tij më të forta në Kosovë janë të dyfishta. “E para është rëndësia historike dhe fetare e Kosovës dhe pastaj dëshira për të zgjidhur çështjet urgjente, me qëllim që të krijohen mundësi më të mira ekonomike dhe arsimore”, tha Ducich.

Koloneli amerikan thotë se është takuar me politikanët serbë, kryetarët e komunave dhe njerëzit e zakonshëm, si dhe me kolegët e ushtrisë serbe.

Ai gjithashtu tha se në të ardhmen e afërt do të vizitojë për herë të parë Serbinë qendrore, ku do të takohet përsëri me përfaqësuesit e ushtrisë serbe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.