UBT

Komandanti Demiryakan, Vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komandanti i LMT Deniz Demiryakan dh zëvendësi i tij Ahmet Otluoglu, Vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e falënderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.

RCCOLA

Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së dhe për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë islame në Gjilan.

Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/