Komandantët që kujdesen për sigurinë e qytetarëve gjilanas
Gjilan – Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë, Shaban Azizi zëvendës dhe Remzi Azemi komandant i stacionit policor në Gjilan janë tre udhëheqësit më të lartë policor që për shumë vite janë kujdesur për sigurinë e qytetarëve të Gjilanit.
Një foto e siguruar nga foto albumi i rajonipress ka spikatur tre drejtuesit kryesor të policisë rajonale në Gjilan. Janë momente të rralla kur treshja e policisë janë bashkë, dhe kjo ndodhë vetëm në momentet kur ata shpalosin punën e tyre në fund të vitit.
Edhe kjo foto është realizuar në fund të vitit derisa ata kanë folur për situatën e sigurisë në Gjilan dhe për të arriturat e sfidat e shumta që përjetojnë ata brenda vitit.
Për këto vite kjo treshe është përgjegjëse, meritore ose edhe “fajtore” që situata e sigurisë në Gjilan është e mirë, e kënaqshme e stabile ose edhe e kundërta.
Statistikat megjithatë flasin se Gjilani krahasuar me komunat tjera është njëra nga komunat më të qeta në shumë fusha./rajonipress/


