Mobi Casa

Komandantët janë ngapak telashexhi, thotë Kuçi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Hajredin Kuçi në një intervistë në RTK, provon të flas në emër të Shefit. I quan komandantët – telashexhi.Zëvendës kryeministri dhe ministri në largim i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka komentuar çështjen e rastit të “Grupit të Drenicës”.

Ai tha se “ligji do të veprojë mbi ligjin” dhe nuk ka asgjë çka të thuhet tjetër. Tha se çdo vendim i Gjykatës është i pranuar.

“Ne kemi marrë masa që të integrojmë institucionet atje, por jo sa duhet. Ne nuk e kontestojmë vendimin e Gjykatës cilido që ka qenë ai, edhe në rastin e parë edhe të dytë. Unë si Ministër i Drejtësisë jam njoftuar nga mediat për një vendim i tillë. Për mua dhe për të gjithë ligji është mbi të gjitha. Vendimet e Gjykatave as nuk merren as nuk komentohen as nuk kundërshtohen nga ne”, ka thënë Kuçi në emisionin ‘Debat’ të RTK’së.

Hidromorava

“Kam kërkuar informata nga EULEX’i a mund të jepet një siguri për në veri dhe nuk kanë ofruar siguri. Unë jam habitur me disa komente. Veprimet e Gjykatave dhe veprimet me krimet e luftës, kanë qenë në tërësi në kompetencë të EULEX’it. Nuk e kontestoj që mund ta kenë bërë ndonjë veprim jashtë ligjit”, tha Kuçi.

E për Kuçin, krejt kjo situatë ka nxjerrë edhe pak telashe, por ai thotë se të gjithë komandantët nxjerrin ngapak telashe.

“Ju e dini se edhe rasti me Gotovinën në Kroaci, të gjithë këta njerëz janë ngapak telashexhi. Por sido që të jetë ata janë ballafaquar, kanë shkuar edhe në burg, por për ne çdo vendim i Gjykatës është i pranuar”, tha veç tjerash ai.