Fundamenti

Komandantët e UÇPMB: Presim ftesë nga liderët e Luginës në mbrojtje të përmendores!

/ 6 minuta lexim

Kapiten Lulzim Ibishi- Komandant „Luli“ duke apeluar për tërheqjen e Dacic nga deklaratat e tija kërcënuese, ka deklaruar për „Presheva jonë“ se ne si ish-luftëtarë e ushtarak të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, siç i kemi lënë pushkët, uniformën, shumë lehtë edhe mund t’i marrim ato sërish, nëse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptareve në Luginën e Preshevës.

Ndërsa Ish-luftëtari tjetër Shefket Hasani – Komandant « Poeti » ka pohuar se në rast se preket përmendorja e UÇPMB-së Dacic do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga perëndimi“. Hasani i cli kishte kthyer i pari pushkën Serbisë para 13 vitesh në Dobrosin, paralajmëron autoritetet serbe që t’i japin përparësi dialogut për t’u takuar më mirë sot në tavolinën e bisedimeve, se sa nesër në mal.

Deklaratat dhe kërcimet se kryeministrit serb Ivica Dacic se përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës „do ta hjekim me zor, nëse ajo nuk largohet nga ata vetë që e vendosën“ ka shkaktuar protesta ndër popullatën shqiptare si në Luginën e Preshevës ashtu edhe në diasporë. Reagime më të ashpra rreth deklaratave të fundit të Ivica Dacicit kanë dalur sot nga luftëtarët dhe ish-komandantët e UÇPMB-së.

Një ish-luftëtar Kapiten Lulzim Ibishi (komandant „Luli“) për „Presheva jonë“ ka deklaruar se „ regjimi serb ka vite të tëra që nuk ndalet nga politika diskriminuese dhe provokimet e saja sistematike ndaj popullatës përmes bastisjeve e ndjekjeve, herë përmes burgosjeve e procese të montuara politike dhe tash së fundit me defilime xhandarmerish e kërcime rreth përmendores së dëshmorëve tanë që tanë për liri të cilët provohet të vriten sërish edhe tash për së vdekuri nga i njëjti regjim.

Prandaj, ne si ish-luftëtar dhe komandant të UÇPMB-së për hir të zhvillimeve të proceseve të integrimeve në Evropë i kemi dhënë prioritet dialogut dhe problemet t’i zgjidhim përmes bisedimeve me shpresë se do të ndal turrin e represionit Serbia mbi shqiptarët etni në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Por, nisur nga provokimet e vazhdueshme të xhandarmerisë dhe deklaratave kërcënuese të Dacicit duket se Beogradi nuk është kah ju intereson dialogu as stabiliteti në rajon…“

Se çfarë mendon për situatën aktuale të brishtë në Luginën e Preshevës oficeri Lulzim Ibishi, thotë se ne ushtarakët nuk mendojmë, ja kemi lënë politikës të mendojë. Ne zbatojmë dhe veprojmë“.

Mobi Casa

Në vazhdim kapiten Lulzim Ibishi- Komandant „Luli“ duke apeluar për tërheqjen e Dacic nga deklaratat e tija kërcënuese, ka deklaruar se i përkujtojmë Dacicit e dacicëve tjerë, se ajo tokë nuk është e vetëm dhe ka kush t’i dal zot, ka bijtë e saj brenda e jashtë Luginës. Ata dëshmorë që kanë rënë për atdhe nuk ishin luftëtarë të vetëm në front, e as nuk do të jenë dëshmorë të vetëm apo të fundit..Prandaj, ne si ish-luftëtarë dhe ushtarak jemi të gatshëm për dialog o për luftë, nëse e kërkon Serbia.

Dhe presim ftesë nga politika shqiptare nga Luginë së Preshevë, jo vetëm për të mbrojtur përmendoren në qendër të Preshevës por edhe për t’i shërbyer atdheut Luginës, si pjesë e trojeve etnike shqiptare..“

Ish-luftëtari Shefket Hasani – Komandant « Poeti » ka thënë se në rast se preket përmendorja e UÇPMB-së, Dacic do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga perëndimi.

Ngjashëm ka deklaruar edhe komandant (Poeti) tjetër i UÇPMB-së Shefket Hasani i cili plot para 13 vitesh kishte kthyer i pari pushkën kundrejt regjimit serb. „Mu në këtë kohë me 15 nëntor, po mbushen plotë 13 vjet që unë me një grup shokësh e krisëm në Dobrosin, sulm ky i cili na u imponua nga regjimi i atëhershëm, përkundër kërkesave tona për t’i zgjidhur problemet tona me dialog. Xhandarmeria serbe e ka bërë korzë Luginën e Preshevës me lëvizjet e saja të dendura, që askund në botë nuk graviton aq shpesh para qytetarëve, duke bërë provokime ndaj popullatës civile. Ushtria serbe Luginën e Preshevës e ka shndërruar në një kazermë, kamp ushtarak nga Karadaku deri në Topallë të Medvegjës. Kjo është e patolerueshme… »

Sipas komandant « Poetit » ditëve të fundit, pas burgosjes së të rinjve tanë shqiptarë xhandarmëria serbe bashkë me deklaratat më të reja kërcënuese të Ivica Dacict rreth lapidarit të heronjve tanë ka arritur kulminacionin i politikës serbe kundër shqiptarëve. Por, sipas Hasanit, duket se i ka ardhur fundi edhe durimit të popullatës shqiptare në këto treva.

« Nuk e di Dacic e ka pasur për hajgare apo përnjëmend, por nëse vërtetë ja merr mendja ta do prekte, do ta hjekte me forcë përmendoren e ushtarëve të UÇPMB-së të rënë për liri, ai me këtë do të bënte një aksion më shumë se një provokim. Nëse Dacic përdor forcën edhe ne jemi të detyruar t’i mbrojmë vlerta tona me forcë. Si në Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës nuk e kemi dashur luftën, pro ajo na është e imponuar. Prandaj nëse përmendorja në qendër të Preshevës largohet me forcë nga forcat serbe mund t‘ju garantoj se Beogradi do të ballafaqohet me një rezistencë gjithëkombëtare duke qitur n’mal në fillim se paku 500 të rinj, ushtarë këta nga vendet perëndimore, të dëbuara dje me force nga regjimi..“ ka deklaruar në fund ish-luftëtari i UÇPMB-së, komandant « Poeti » duke paralajmëruar autoritet serbe që t’i japin përparësi dialogut për t’u takuat më mirë sot në tavolinën e bisedimeve se sa nesër në mal.