ARKATANA

Komandantët e UÇK-së, milionerë të privatizimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për toka bujqësore, lokale e fabrika janë paguar shuma të mëdha kryesisht nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët sot janë pronarë të pronave që kushtojnë miliona euro. Në listë të blerësve që posedon gazeta “Zëri” janë vëllezërit, por edhe familjarë të ish-komandantëve të luftës.

Ish-komandantë të UÇK-së, familjarë të tyre, udhëheqës partish, politikanë, kanë paguar shuma të mëdha parash për të privatizuar ndërmarrje shoqërore. Lista e shitjeve të ndërmarrjeve shoqërore që Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka publikuar, ka nxjerrë në pah emra të ish-komandantëve dhe shuma të mëdha parash që janë paguar gjatë këtij procesi.

Për toka bujqësore, lokale e fabrika janë paguar shuma të mëdha kryesisht nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët sot janë pronarë të pronave që kushtojnë miliona euro.

Në listë të blerësve ndodhet ortaku i vëllait të Hashim Thaçit, vëllai i Sylejman Selimit, vëllai i Rexhep Selimit, kryetari aktual i AAK-së Ramush Haradinaj e shumë e shumë të tjerë.

FIDANISHTJA

Vëllai i Hashim Thaçit, Blerim Thaçi, bashkë me Fazli Cakiqin, një biznesmen nga Drenasi, janë ortakë në kompaninë “Iliria Bulding” SHPK.

Cakiqi më 25 shkurt 2010, e ka privatizuar ndërmarrjen shoqërore “Metanb” në Prishtinë, në vlerë prej 2.6 milionë eurove.

Kurse në vitin 2011 ka blerë tokë në Prishtinë në vlerë prej 640 mijë eurove. Fazli Cakiqi, më 6 janar 2010, e ka privatizuar ndërmarrjen “Kosova Elektro” në vlerë prej mbi 1 milion eurove.

Në vlerë monetare shumë më të vogël në vitin 2010 ka privatizuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka privatizuar tokë bujqësore në Izniq të Deçanit në hapësirë prej 1,988,670.00 metra katrorë, në vlerë monetare prej 70 mijë eurosh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.