Komandant “Karadaku” bëhet me shtatore në Viti

Viti – Në Viti është vënë sot gurethemeli i shtatores së dëshmorit të lirisë Rashit Mustafa, i njohur si Komandant “Karadaku”.
Gur themelin e shtatores së Komandant “Karadakut” e vuri gjeneral Rrustem Berisha, ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Hida Mustafa nëna e dëshmorit.
Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka thënë se dëshmorët dhe heronjtë si komandant “Karadaku” do të kenë gjithmonë vendin e merituar dhe do të nderohen e përkujtohen nga institucionet komunale”./rajonipress.