Mobi Casa

Komandant “Dardani” përkrah Lutfi Hazirin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Isa Agushi i njohur me nofkën e luftës si Komandat “Dardani” është kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së. Për rajonipress Agushi tregon arsyen pse e la Zvicrën dhe erdhi e luftojë tërë kohën në Kosovë, kurse edhe tani pas luftës dëshiron të ndihmojë qytetin e tij. Agushi thotë se vetëm me fitoren e Lutfi Hazirit Gjilani dhe gjilanasit do të ndiheshin më të sigurt.

Isa Agushi nuk është frikësuar as në kohërat më të vështira. Ka ditur e guxuar që të lerë luksin e tij në Zvicër dhe ka ditur që të largohet nga familja e të vijë në Kosovë e Koshare të luftojë krah për krah me bashkëvendësin Agim Ramadanin.

Ky mision për Agushin ka qenë më shumë se njerëzor e kombëtarë. Është pjesëmarrës i luftës në Koshare dhe më vonë edhe në Zonën e Karadakut. Por pas luftës ai mori statusin e veteranit të luftës dhe sërish ka lënë jetën e tij familjare në Zvicër dhe është kandiduar për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.

Për rajonipress ai shpalos arsyen pse ju bashkua LDK-së dhe pse do ta mbështes Lutfi Hazirin në garën për kryetar të Gjilanit.”Kam hyrë në politikë dhe në garën për këshilltar komunal sepse më ka rënduar gjendja e keqe dhe qeverisja jo e mirë. Kemi një qeverisje të mjerueshme dhe unë nuk kam mundur të rrijë indiferentë meqë janë injoruar ish luftëtarët, janë injoruar bizneset, kurse Zhegra si fshati më i madh në Anamoravë është injoruar totalisht sepse s`ka asnjë investim serioz” shprehet Agushi.

Mobi Casa

Agushi thotë se me angazhimin e tij si këshilltar komunal do të mundohet që t`ia kthejë dinjitetin Zhegrës dhe është shumë i interesuar që Zhegra sa më parë të marrë statusin e të qenit komunë.

Agushi është i bindur se me vlerat e tija që ka treguar përherë në kohë lufte e paqeje dhe me vizionin e tij që të ndihmojë për të pasur një qeveri në shërbim të qytetarit e jo të njerëzve që dinë vetëm të grabisin, do ta kthejë besimin e të gjitha kategorive në Gjilan.

Agushi thotë se Lutfi Haziri është i vetmi kandidat që mund ta nxjerrë Gjilanin nga gjendja e rëndë kaotike. “Lutfi Haziri është njeri autoritativ dhe me dinjitet. I kam besuar dhe i besojë angazhimeve të tija sepse ka qenë edhe përkrahës i luftës. Është njeri familjar dhe prosperues në shumë sfera. Me Lutfi Hazirin Gjilani dhe gjilanasit do të ndiheshin më të sigurt në vitet e ardhshme të qeverisjes nga LDK-ja ” tha Agushi./rajonipress/